zoom

Të gjitha

“Luana Vjollca thuaje”!/ Mos ndoshta moderatorja me emisionin e ri do t’u japë zë grave ?!

Po bëhet tashmë më shumë se një vit që Luana Vjollca nuk është pjesë e ekranit me projekte televizive. Ditët e fundit prezantuesja shqiptare ka bërë bujë të madhe dhe është përfolur shumë në median rozë.

Instagrami i saj me më shumë se dy milion ndjekës pësoi një ndryshim dhe u dyshua se llogaria e saj ishte hakuar pasi çdo postim dhe fotografi u fshi përfshirë edhe fotografinë e profilit.

Më ne fund Luana e ka thyer heshtjen. “Pas 1 viti… luanavjollca thuaje”, shkruhet në profilin zyrtar të Luanës e cila ka vendosur emrin e programit në Instagramin e saj personal thuaje.luanavjollca.

https://www.instagram.com/p/CdWPbBVo6XU/

Por çfarë do të na thotë Luana me Thuaje?! Vetë Luana ka publikuar një video shumë emocionuese ku shihet rrugëtimi i karrierës së saj ndër vite.

“Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje” shprehej Luana Vjollca në deklaratën që dha kur lajmëroi vendimin e saj për largimin nga Top Channel./L.K

/Zoom.al