Aplikacion
Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump ka ndërruar jetë nga plagët e përplasjes në kraharor, njoftoi sot mjekësia ligjore e New York-ut.
Në raport shtohet se vdekja e 73-vjeçares të enjten ishte aksidentale.
Raportimet në mediat e SHBA-së thonë se ajo vdiq prej rënies nga shkallët në apartamentin e saj në New York City.
Ivana Trump, e lindur asokohe në Çekosllovaki u martua me ish-presidentin në 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë në vitin 1992.
“Ajo ishte një grua e bukur dhe e mrekullueshme, që bëri një jetë madhështore e frymëzuese”, tha Trump, i cili ka tre fëmijë me të, Donald Jr, Ivanka e Eric Trump.
Donald e Ivana Trump ishin figura të njohura në New York në vitet 1980-të e 1990-të dhe ndarja e tyre ishte objekt interesi të gjerë nga publiku.
Donald Trump ishte bashkëshorti i dytë i Ivana-s, pasi më herët ajo ishte martuar me instruktorin austriak të skive Alfred Winklmayr./ Zoom.al