zoom

Të gjitha

Vdes çifti shqiptar në Greqi, makina i përplasi në sy të fëmijëve

Vdes çifti shqiptar në Greqi, makina i përplasi në sy të fëmijëve

Një çift shqiptar në Greqi ka humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ionia Odho”, kur burrë e grua dolën nga makina për të parë se çfarë defekti kishte mjeti me të cilin po udhëtonin.

Në momentin që çifti doli nga makina një mjet tjetër përplasi makinën e tyre, duke goditur në këtë mënyrë çiftin shqiptar.

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit, të cilët ndodheshin brenda makinës.

Për fat të mirë fëmijët 10 dhe 26 vjeç kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al