Aplikacion
Detaje të reja dalin në sipërfaqe në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares me origjinë shqiptare, Artemis Vasilis në Greqi. Ka një letër tronditëse të publikuar nga mediat greke, ndërkohë që ka edhe shpresë se ajo mund të jetë gjallë.
Letra që i ka shkuar familjes thotë se ajo është në jetë dhe mbahet pa dëshirën e saj nga 2 burra, të cilët e zhvendosin herë pas herë.
“Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vassilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra. Herë pas here ajo transferohej në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale. MENJËHERË TË NDASH CDO INFORMACION TË PUBLIKUT PASI AKTORËT TË MONITOROHEN DHE JANË NE ALARM”, shkruhet në letrën e dërguar. Po ashtu në këtë letër, personi në fjalë që e ka dërguar tregon koordinata në Koropi nga është zhdukur Artemida.
E reja Artemis u zhduk më datë 15 tetor 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.
Mediat greke citojnë disa dëshmitarë që janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike. Për herë të fundit vajza është parë duke qarë e vetme në një rrugë kryesore të Athinës./zoom.al/