Aplikacion
Në pallatin e Kongreseve po mbahen homazhe për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit 3 ditë më parë.
Në homazhe, mori pjesë kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti së bashku me ministrin e Drejtësisë, Besart Lamallari.
Pjesë e homazheve gjithashtu ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se: “Duhen marrë masa sepse situate është shumë kritike. Gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria është në nivelin zero dhe e them me bindjen më të plotë. Ne nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë. Gjyqtarët duan siguri, që të japin drejtësi”.
Homazhet nisën në orën 09:00 dhe pritet të përfundojnë në orën 11:00. Figura e Astrit Kalasë do të nderohet nga figura shtetërore, kolegë, miq e familjarë, të cilët do t’i japin sot lamtumirën e fundit.
Gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash.
Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë e tretë në këtë çështje./Zoom.al