zoom

Aktualitet

“Se do më vr*sin e di, por nuk trembem”, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit: Nuk ngujohem

“Se do më vr*sin e di, por nuk trembem”, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit: Nuk ngujohem

Shkambi tha se e “e di që do më vrasin, por nuk trembem”.

“Ne e dimë se i kemi bërë duart me gjak! Ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, o lekët o pronën!”

Në një deklaratë për mediat të martën, Shkambi kërcënoi se cilido gjyqtar që do të guxonte të dënonte nipin e tij di të kishte të njëjtin fund si Kalaja.

“Kushdo qoftë ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim Elvisin, do përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtar që do ta dënojë, do përballet me plumba! S’ka gjyqtar që guxon me e dënu Elvisin, sepse do pësojë si Astrit Kalaja. Ai gjyqtar që dënon ato me Kolin e Klisman e me mua ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë, s na e përdhunon kush pronën. Nuk i druhem hakmarrjes hiç. Kush dënon atë djalë do përballet në gjykatë me plumba. Nuk ka gjyqtarë që e dënon se do t’i hajë plumbat si Astrit Kalaja”, tha Shkambi.

Postime të lidhura