zoom

Aktualitet

Pas vrasjes së gjyqtarit për pronën, Orinda Huta tregon historinë e saj: Kam 15 vite në proces gjyqësor, jam kërcënuar…

Pas vrasjes së gjyqtarit për pronën, Orinda Huta tregon historinë e saj: Kam 15 vite në proces gjyqësor, jam kërcënuar…

Moderatorja Orinda Huta ka bërë një reagim publik pas ngjarjes tronditëse që ndodhi dy ditë më parë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit për shkak të një çështjeje pronësie.

Orinda Huta ka treguar në rrjetet sociale se edhe vetë është në një proces gjyqësor prej vitesh për tokat e mamasë së saj, duke shtuar se shpesh ka marrë edhe kërcënime që të tërhiqet.

Por, ajo ka nënvizuar se dhuna dhe vrasja nuk është zgjidhje dhe se këto ngjarje janë kambana alarmi për shoqërinë.

“Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit është kambanë alarmi jo vetëm për ngjarjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas. Nuk e besoj dot që njerëzit e duartrokasin një veprim kafshëror. Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 vjetësh dhe nuk i jepet zgjidhje. Zoti e di se sa do të zgjasë sepse akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi akoma me shtetin. Por janë tokat e mamasë time dhe do i marr njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë. E në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur “daja” që pse po kërkoja të drejtën e familjes time. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pafund, por që të biesh dakord me krimin e ta vlerësosh… Ky është fundi!”, ka shkruar Orinda Huta./ Zoom.al

Postime të lidhura