zoom

Të gjitha

Pas një mungesë të gjatë, rikthehet Blero dhe këtë herë me një surprizë

Pas një mungesë të gjatë, rikthehet Blero dhe këtë herë me një surprizë

Këngëtari Blero Muharremi ka qenë mjaft i përfolur javëve të fundit për sa i përket jetës private. U tha se ai u nda edhe nga bashkëshortja e tij e dytë, Afrona Dika, dhe se aktualisht është larguar për në Zvicër.

Por vizita e tij nuk ka qenë për arsye private, por për punë. Ai ka realizuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me një këngëtar të huaj, i cili pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere në tregun vendor.

Këto ditë, Blero ka qenë i angazhuar edhe me realizimet e klipit, gjersa është bërë e ditur se data e lansimit të projektit është vendosur të jetë 3 qershori.

Blero ndër vite është i njohur për këngët e shumta verore, të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku. /L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura