zoom

Të gjitha

U plagos nga 22 vjeçarja, Vali Corleone “thyen” heshtjen

Vali Corleone i njohur me nofkën “Princ i Gjilanit”, ka thyer heshtjen për herë të parë pasi u plagos nga bashkëjetuesja e tij 22 vjeçare.

Në një intervistë për gazetën “Express”, Vali rrëfeu sesi ndodhi ngjarja ku ai vetë mbeti i plagosur në këmbë. Ai pranoi se ishte plagosur nga bashkëjetuesja e tij 22 vjeçare duke theksuar se kishte qenë ai vetë që i kishte kërkuar ta qëllonte.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si çik e imja, dhe e kam si çik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë…

Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe o thash çikës “Më gjuaj tani”! Ajo më tha “Jo babi nuk mundem”. Unë i thashë “Më gjuaj se jam King”. Kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty se nuk zbaton rregullat e bastit të lojës.

Më kuptove qika ime e vogël. Jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe çika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave professional, me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha ai.