Aplikacion
Një vit pas tensionit që patën bashkë në ekran, Ilir Shaqiri dhe Alesia Bami nuk kanë asgjë përveçse fjalë të mira dhe vlerësime sot për njëri-tjetrin. Për ata që nuk e mbajnë mend, në qershor të 2021 balerini ishte i ftuar në “Top Arena”, ku u pyet nga Ed Manueshi se çfarë kërcimi do i shkonte Alesias.
Pa hezitim, Iliri përmendi “dirty-dancing” gjë që nuk u prit mirë nga moderatorja e cilia tha: “Ky dirty-dancing nuk ka lidhje me mua në fakt sepse kam mbaruar një shkollë profesionale baleti dhe mund të kërceja më mirë diçka neo-klasike se një dirty-dancing.”
Të gjendur sërish përballë një vit pas kësaj situate, Iliri dhe Alesia treguan se e gjitha ishte keqkuptim.
“Patëm një grricje të vogël, nuk u kuptuam shumë mirë me atë dirty-dancing. Por, gjithçka shkoi shumë mirë më pas. Për Ilirin dua të them se ka natyrë lideri, teksa e sheh dhe është shumë fjalëpak dhe me karakter të fortë. Më pëlqejnë shumë njerëzit fjalëpak dhe vepra shumë.”- tha Alesia sot në ‘E diell’./L.K
/Zoom.al