zoom

Të gjitha

U kritikua se dha informacion nga jashtë, reagon Mozzik: Ti vjen nga Vlora…

Në puntatën e radhës së “Big Brother VIP Albania” banorët u surprizuan nga reperi i njohur, Mozzik. Ai dha performancën e tij në fund të mbrëmjes.

Por gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Mozzik shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.

Edhe pse u kritikua se dha informacion nga jashtë, duket se reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit.

Ai ka publikuar së fundmi një “story” në llogarinë e tij të Instagram, ku uron fitoren e Donaldit dhe deklaron se po e pret nga jashtë.

“Ti vjen nga Vlora, o vlla, ngrite edhe një herë Flamurin si duhet. Të përqafoj e të pres jashtë! King Donaldi!”, ka shkruar reperi i njohur.