zoom

Aktualitet

U fut në sherr për të mbrojtur Martinin/ Si është gjendja shëndetësore e 14-vjeçarit tjetër?

Së bashku me 14-vjeçarin Martin Cani, një ditë më parë në shkollën “Fan Noli” në Tiranë u plagos edhe shoku i tij, Luis Meçe.

14-vjeçari kishte mbërritur te shkolla “Fan Noli” pasi ishte njoftuar nga shoku i tij për zënkën që kishte me bashkëmoshatarin.

Gjatë konfliktit që përfundoi në vrasjen e Martin Canit, edhe 14-vjeçari mbeti i plagosur.

Që prej ditës së djeshme, ai ndodhet i shtruar në katin e tretë në spitalin e Traumës.

Sipas mjekëve, ai ka marrë një plagë të thellë në gjoks, ka dëmtime të shpretkës si dhe disa plagë të sipërfaqësore.

Për momentin, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

Postime të lidhura