zoom

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Vrasësi i 14-vjeçarit postoi foto me thikë pasi kreu krimin e rëndë

Disa orë pasi vrau 14-vjeçarin Martin Cani, 15-vjeçari postoi në rrjetet sociale foto me krahun e fashuar.

Para se të arrestohej nga policia, i mituri fillimisht u dërgua në një klinikë private për t’u kuruar, sepse kishte marrë plagë të lehta edhe vetë gjatë sherrit që i mori jetën Martin Canit.

Pasi ka lënë spitalin, 15-vjeçari ka hipur në një makinë dhe aty ka shkrepur një foto, të cilën e ka postuar në rrjetin social “Snapchat”.

Ndërkohë më herët, përpara vrasjes, i mituri publikoi pamje të armës së krimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

15-vjeçari u arrestua këtë të martë nga policia, i akuzuar për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Postime të lidhura