zoom

Aktualitet

“Sa bosh duket klasa pa ty”- Rrëqethin shokët e Martinit, i vendosin lule të bardha mbi tavolinë

Shokët e Martin Canit janë të tronditur nga vrasja e tij.

Këtë të mërkurë, në tavolinën e mbetur bosh, ata kishin vendosur lule të bardha, në kujtim të 14-vjeçarit.

Në rrjetet sociale ata kanë treguar se mungesa e Martinit në klasë ndihet, ndërsa shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë shokun e tyre.

“Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”, shkruajnë ata.

Martin Cani u vra me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarë të tij, pak minuta pasi mbaroi mësimin të hënën, në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Postime të lidhura