zoom

Aktualitet

Vdekja e 14-vjeçarit/ Dalin detaje, adoleshentët ishin konfliktuar edhe të premten

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u shënua në Tiranë këtë të hënë ku mbeti i vdekur një 14-vjeçar.

Dy adoleshentët, autori dhe viktima ishin nxënës në të njëjtën shkollë “Fan Noli”.

Të dy janë përfshirë në një debat ditën e premte për motive banale. Gjatë debatit të tyre ka ndërhyrë roja i sigurisë ku i ka ndarë.

Gjatë ditës së sotme ata janë sharë sërish në banjot e shkollës. Më pas viktima ka lajmëruar shokun e tij që ishte nxënës në Sauk. Pas mbarimit të mësimit ata kanë kalë dhe janë konfliktuar fizikisht disa metra larg shkollës “Fan Noli”.

Autori ka nxjerrë thikën ku ka goditur disa herë viktimën dhe shokun e tij. Ndërkohë ka plagosur edhe veten në krah. Pas ngjarjes autori është larguar në banesë ku më pas është dërguar në spital privat.

Postime të lidhura