zoom

Aktualitet

U ekzekutua në lokalin e tij në Sarandë, Rexhep Ismaili pjesë e strukturave të PD! Ina Zhupa: Autorët të vihen para drejtësisë

U ekzekutua në lokalin e tij në Sarandë, Rexhep Ismaili pjesë e strukturave të PD! Ina Zhupa: Autorët të vihen para drejtësisë

Vrasja e Rexhep Ismailit, 66-vjeçarit që u ekzekutua me armë zjarri në ambientet e biznesit të tij në Sarandë, ka sjellë reagime edhe në politikë.

Deputetja e qarkut Vlorë, Ina Zhupa, ka shprehur tronditjen për ngjarjen e rëndë, duke theksuar se Ismaili ishte një figurë e njohur dhe kontribuues i kahershëm në strukturat e Partisë Demokratike në Sarandë.

Në reagimin e saj, Zhupa e cilëson 66-vjeçarin si një njeri me vlera dhe patriot të përkushtuar, ndërsa shton se ai drejtonte edhe shoqatën “Çamëria”, duke qenë aktiv në mbrojtje të çështjeve kombëtare.

Sipas deputetes demokrate, me humbjen e Rexhep Ismailit, PD ka humbur një drejtues të rëndësishëm të strukturave të saj dhe një bashkëpunëtor të vyer.

Ajo u bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“E tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e Rexhep Ismailit. Një njeri me vlera dhe një patriot i përkushtuar. Partia Demokratike humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer”, shkruan Zhupa në reagimin e saj.

Postime të lidhura