zoom

Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet pronari i një karburanti

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet pronari i një karburanti

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Gjashtës, në Sarandë.

Viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të kryer veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.

Postime të lidhura