Aplikacion
Policia ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili dhe u plagos një tjetër person.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të viktimës, në zonën e fshatit Gjashtë. Autoritetet bëjnë me dije se disa persona kanë mbërritur në lokal dhe janë përfshirë menjëherë në një konflikt fizik me persona që ndodheshin në tavolinë bashkë me shtetasin Viktor Ruci.
Në konflikt dyshohet se janë përfshirë:
Sipas policisë, sherri fillimisht ka nisur me sende të forta, por më pas situata ka degraduar në përdorim armësh zjarri. Hetuesit dyshojnë se gjatë përplasjes, Rexhep Ismaili ka marrë një armë automatike dhe ka qëlluar në drejtim të grupit të të rinjve.
Më pas, sipas versionit paraprak të hetimeve, Lulzim Tabaku ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 66-vjeçarit, i cili humbi jetën në vendngjarje. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur edhe Kostandin Vogli.
Pas ngjarjes, personat e përfshirë janë larguar nga zona. Policia dyshon gjithashtu se Hajredin Ismaili ka fshehur armën automatike të përdorur nga viktima, e cila më vonë u gjet dhe u sekuestrua bashkë me një krehër me 21 fishekë.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe një automjet tip Audi Q8, fishekë, gëzhoja dhe sende të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjatë kontrolleve në zonë, policia gjeti në fshatin Nivicë një motor të braktisur, që dyshohet se është përdorur nga autori i dyshuar për t’u larguar nga vendngjarja. Po ashtu, në Sarandë u bllokua edhe një automjet tjetër tip “Audi”, që dyshohet se është përdorur nga personat e përfshirë në konflikt.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia shpalli në kërkim:
Këta të fundit akuzohen për “kanosje” dhe “shkatërrim prone”. Ndërkohë, ndaj Hajredin Ismailit ka nisur procedim penal./ Zoom.al