zoom

Aktualitet

Dinamika e vrasjes/ Si u vra “gabimisht” Rexhep Ismaili në lokalin e tij

Dinamika e vrasjes/ Si u vra “gabimisht” Rexhep Ismaili në lokalin e tij

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 maj) në një lokal në Sarandë, ku viktimë mbeti 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Autori i dyshuar i vrasjes Lulzim Tabaku bashkë me persona të tjerë shkoi në lokalin në pronësi të vëllezërve Ismaili për t’u sqaruar për një konflikt të mëparshëm.

Burimet bëjnë të ditur se fillimisht autori ka debatuar me 66-vjeçarin dhe më pas janë përleshur fizikisht. Dyshohet se Rexhep Ismaili ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt grupit të personave me të cilët u konfliktua, por kundër përgjigjja ishte e menjëhershme. Lulzim Tabaku qëlloi me një plumb në kokë Rexhep Ismailin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia e Sarandës bën të ditur se i plagosur mbeti edhe një person tjetër që shoqëronte Lulzim Tabakun autorin e dyshuar të vrasjes, por deri tani askush me plagë arme nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Postime të lidhura