Aplikacion
Këngëtarja Alma Bektashi ka folur për herë të parë për divorcin nga bashkëshorti i saj, Sokol Stafa.
Pas një mungese të gjatë në ekran, Bektashi ka rrëfyer ndarjen e saj, duke e cilësuar si një proces normal.
“Nuk e di pse, sepse njerëzit çdo ditë divorcohen, bashkohen, lidhen me dikë tjetër. Është një proces që ndodh tek njerëzit. Nuk jam as e para as e fundit. Kështu që jeta vazhdon”, theksoi ajo.
Këngëtarja gjithashtu theksoi se ndjehet shumë e lumtur pasi që tani është beqare teksa tregoi dhe përditshmërinë e saj.
“Për momentin jam e angazhuar pas fëmijëve, punës dhe shtëpisë”, deklaroi artistja
Bektashi i dha fund martesës së saj gjatë vitit 2021, kur u tha se tradhtia ishte arsyeja e ndarjes.
Përplasje e fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s, europianët sulmojnë planin e ri të Infantinos
