zoom

Të gjitha

U bë virale për spontanitetin, por Beniada Nishani nuk e harron Big Brother VIP

Beniada Nishani është një nga ish-finalistet e Big Brother Vip, e cila arriti të bënte përvete një pjesë të madhe të publikut. Së fundmi, modelja ka ndarë me të gjithë disa imazhe shumë pas në kohë. Në foto duket Beniada duke kënduar, në ndonjë nga shfaqjet e shkollës fillore. Më interesant ka qenë edhe shkrimi që Nishani ka zgjedhur t’i shoqërojë këto imazhe.

“Duke kënduar profumin,”- shkruan modelja duke risjellë edhe një herë në vëmendje këngën “legjendare” brenda shtëpisë së BBV.

 

Ju kujtojmë që gjatë eksperiencës së saj brenda reality show-t, Beniada u dallua shumë për spontanitetin dhe mënyrën e veçantë të të kënduarit të këngëve. Ndër këngët që u kthye në hit nga modelja brenda shtëpisë ishte edhe “Parfumi” e Sinan Hoxhës./L.K

/Zoom.al