zoom

Bota

Turqia goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Turqia goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e sotëm Turqinë qendrore.

Sipas Shërbimit turk të Emergjencave, epiqendra e lëkundjeve u regjistrua rreth 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 6.4 kilometrash, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Shtetërore për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Autoritetet bëjnë me dije se lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në disa provinca të tjera të vendit. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.

Postime të lidhura