zoom

Lajme

Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Një lëkundje sizmike me intensitet mesatar është regjistruar pasditen e sotme në pjesën perëndimore të Greqisë. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti kishte magnitudë 3.4 të shkallës Rihter dhe u ndje rreth orës 14:32 sipas kohës lokale.

Epiqendra është lokalizuar rreth 8 kilometra në juglindje të zonës së Leptokarisë në rajonin e Thesprotisë, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar rreth 5 kilometra nën sipërfaqe.

Autoritetet sizmologjike bëjnë me dije se nuk janë raportuar dëme në ndërtesa apo infrastrukturë. Megjithatë, lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët e zonës.

Postime të lidhura