Aplikacion
Një tërmet është ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Greqi, duke shkaktuar lëkundje që janë perceptuar në disa zona.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra është lokalizuar rreth 10 kilometra në lindje të Kavousio, në rajonin e Lassithi, në ishullin e Kretë.
Magnituda e tërmetit është regjistruar në 4.6 të shkallës Rihter.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet lokale po vijojnë monitorimin e situatës./ Zoom.al


