Aplikacion
Një tjetër tërmet është regjistruar në Greqi pasditen e së shtunës, duke rikthyer shqetësimin në zonat e prekura nga aktiviteti sizmik.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe janë ndjerë në zonën e brigjeve të Hanias, në ishullin e Kretës.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 36 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, ndërsa thellësia fokale është llogaritur rreth 14.2 kilometra.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, megjithatë lëkundjet kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e zonës. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe po verifikojnë nëse ka pasoja nga tërmeti.
Më 8 mars një tjetër tërmet me magnitudë 5.3 ballë tronditi zonën e Janinës, duke u ndjerë edhe në kufirin shqiptaro-grek./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari