Aplikacion
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter është regjistruar në jug të Italisë, pranë qytetit të Napolit.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet u regjistruan rreth orës 00:03 sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 68 kilometra në veri të Napolit.
Sipas autoriteteve, tërmeti kishte një thellësi fokale rreth 11 kilometra, çka e klasifikon si një tërmet relativisht të cekët, që zakonisht ndihet më fort në zonat përreth epiqendrës.
Deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për viktima apo dëme të mëdha materiale./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari



