zoom

Lajme

Tërmet i fortë në Greqi

Tërmet i fortë në Greqi

Greqia është goditur mesditën e sotme nga një tërmet, i cili ka shkaktuar frikë dhe panik te banorët e zonës së prekur.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet sizmike u regjistruan në rajonin e Mesinia, me një magnitudë prej 4.4 ballë të shkallës Rihter.

Referuar Instituti Gjeodinamik i Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet rreth 9 kilometra në perëndim të Gargalianas, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar 11.4 kilometra, çka shpjegon edhe ndjeshmërinë e lartë të lëkundjeve në sipërfaqe.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale./ Zoom.al

Postime të lidhura