Aplikacion
Mëngjesin e kësaj të diele, Kreta u lëkund nha një tërmet i fortë.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja kishte magnitudë 4.8 dhe u konsiderua me intensitet mesatar. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në det, rreth 44 kilometra në perëndim të zonës së Paleochoras, në rajonin e Chania-s.
Instituti Gjeodinamik, përmes zgjidhjes automatike të matjeve, vlerësoi se thellësia fokale ishte rreth 27 kilometra.
Deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, forca e goditjes është cilësuar e ndjeshme për banorët e zonave përreth, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në rast të pasgoditjeve të mundshme./ Zoom.al



