Aplikacion
Aktiviteti sizmik në juglindje të vendit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ku një tjetër tërmet është regjistruar në qarkun e Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja është shënuar me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter dhe ka pasur epiqendrën në zonën e Hoçishtit, në bashkinë Devoll. Tërmeti është ndjerë lehtë nga banorët e zonës përreth, por pa shkaktuar panik të konsiderueshëm.
Deri në këto momente, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet lokale po ndjekin situatën në terren./ Zoom.al


