Aplikacion
Një tërmet me intensitet të lehtë është ndjerë mesditën e së mërkurës në territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar lëkundje të shkurtra në zonat jugore të vendit.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e lëkundjes është lokalizuar rreth 11 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Magnituda e regjistruar ka qenë 3.6 ballë e shkallës Rihter, çka e klasifikon si një tërmet me fuqi të ulët, i cili zakonisht ndjehet, por nuk shkakton dëme të konsiderueshme.
Deri më tani nuk raportohen pasoja materiale apo persona të lënduar./ Zoom.al

