zoom

Të gjitha

Tragjike ! Operacioni i bajameve i merr jetën ish Miss Brazilit

Tragjike ! Operacioni i bajameve i merr jetën ish Miss Brazilit

Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia, ka humbur jetën në moshën 27 vjeçare pas një operacioni. Ajo ka pësuar gjakderdhje të madhe dhe sulm në zemër pas tonsilektomisë, ndërhyrje kirurgjike për heqjen e bajameve.

“Zoti e zgjodhi këtë ditë për ta marrë princeshën tonë. E dimë se do të na mungojë shumë, por tani me buzëqeshjen e saj do ta ndriçojë qiellin”, ka thënë pastori Jak Abreu.

Ajo ka bërë operacion bajamesh në fund të marsit dhe pas pesë ditësh në shtëpi ka pasur gjakderdhje. Ka shkuar në spitalin lokal Unimed dhe ka pasur një atak në zemër më 4 prill. Që atëherë ishte në koma, pa nga ku më pas ndërroi jetë.

Gleycy u shpall Miss Brazili në vitin 2018. E lindur në një qytet të varfër, ajo ndau historinë e  saj modeste përmes mediave sociale. Correia ndiqej nga më shumë se 50 mijë fansa në Instagram, ndërsa profilin e saj e mori familja pasi ra në koma./L.K

/Zoom.al