zoom

Të gjitha

TRAGJEDI/ Shuhet e gjithë familja, dyshohet për katër viktima, prej një ore të bllokuar në mjet

TRAGJEDI/ Shuhet e gjithë familja, dyshohet për katër viktima, prej një ore të bllokuar në mjet

Ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë aksidenti i sotëm në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë. Fillimisht u raportua për dy viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policisë, dyshohet se bëhet fjalë për katër të tilla.

Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.

Nga ana tjetër bëhet me dije se autoritet që janë në vendngjarje janë duke kërkuar ndërhyrje me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara.