zoom

Të gjitha

Tragjedi në Malishevë/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën babai me dy djemtë e mitur

Tragjedi në Malishevë/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën babai me dy djemtë e mitur

Tre persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një banesë në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. Ngjarja tragjike u raportua rreth orës 12:55, ndërsa në vendngjarje ndërhynë menjëherë policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Sipas Policisë së Kosovës, në banesë u gjetën tre viktima të gjinisë mashkullore – një i rritur dhe dy fëmijë – të cilët u transportuan në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku u konstatua se nuk kishin shenja jete.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, bëri të ditur se viktimat janë babai 35 vjeç dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Flakët janë vënë nën kontroll dhe autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të tjerë të lënduar. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit./ Zoom.al

Postime të lidhura