zoom

Të gjitha

Tragjedi në Kroaci! 21-vjeçari shqiptar bie nga 20 metra lartësi dhe humb jetën

Tragjedi në Kroaci! 21-vjeçari shqiptar bie nga 20 metra lartësi dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar, ku i riu shqiptar ishte duke punuar si punonjës ndërtimi.

Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.

Sipas informacioneve jozyrtare, 21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton, nga një lartësi prej rreth 20 metrash./ Zoom.al