zoom

Aktualitet

Tjetër skandal me policinë e Prodës/ Lirohet avokati që kërcënoi prokurorin

Tjetër skandal me policinë e Prodës/ Lirohet avokati që kërcënoi prokurorin

Avokati Ulian Barjami, i cili u arrestua dy ditë më parë pas një debati të ashpër në sallën e gjyqit në Elbasan, është liruar sot rreth orës 15:50.

Arrestimi i tij u bë me iniciativën e një oficereje policie, pas përplasjes që ai pati me prokurorin e çështjes, Gjergji Ceka, lidhur me provat që, sipas tij, ishin të pabazuara dhe fajësonin padrejtësisht klientin e tij.

Burime pranë sistemit të drejtësisë bëjnë me dije se ndalimi i avokatit është vlerësuar si i paligjshëm nga vetë prokurorja e çështjes.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Elbasanit, ai u ndalua me dyshimin për kanosje ndaj prokurorit dhe punonjësve të policisë gjyqësore gjatë zhvillimit të seancës, ndërsa ndaj tij është regjistruar procedim penal për tre vepra: kanosje për shkak të detyrës, kanosje dhe kundërshtim ndaj gjyqtarit.

Megjithatë, prokurori i çështjes vlerësoi se nuk ishin plotësuar kushtet për të vijuar ndalimin apo për të kërkuar masë sigurie ndaj tij, ndaj u urdhërua lirimi i menjëhershëm i avokatit.

Seanca gjyqësore ku ndodhi përplasja kishte të bënte me caktimin e masës së sigurisë për 14 personat e arrestuar nga operacioni policor “Fast” me shtrirje në Elbasan.

Avokati Bajrami mbronte në këtë seancë, një prej të arrestuarve, Maksim Suçi. Zoom.al/

Postime të lidhura