zoom

Të gjitha

Një bashkëpunim mes Beatriks-Donald ?! Flet miku i ngushtë i tyre

Këngëtari edhe miku i vëllezërve Veshaj, Tiri Gjoci ka qenë i ftuar në emisionin “N’Zoom” ku ka folur edhe për raportet e tij Donaldin dhe Beatrix-in. Gjatë intervistës ai tha se çfarë ka ndodhur mes ish-çiftit të “Big Brother VIP” mbetet mes tyre dhe sipas tij, nuk i takon të përfshihet.

Vëllezërit janë shokët e mi, miqtë e mi, ashtu si edhe Trixa. Dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, ka ndodhur mes tyre dhe nuk më takon të përfshihem te kjo gjëja. Mund të kem bërë disa komente rreth ‘Big’-ut që njerëzit kanë gjetur shkak që të kapen me këtë gjë, por kaq domethënë”, tregoi ai.

Ai gjithashtu u pyet nëse ka në plan të ketë një bashkëpunim për ndonjë projekt muzikor me këngëtaren Beatrix Ramosajn.

“Pse jo, nuk është se e kam menduar po do të isha i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi, jo vetëm me Trixën por edhe fundja edhe me vëllezërit (Veshaj). Kështu që nuk ka absolutisht asnjë lloj problemi. Në rastin e bashkëpunimit i selektojë njerëzit në bazë të materialit. Unë jam gjithmonë gati me punuar dhe për të nxjerrë diçka”, tha ai.

Tiri  kur ishte i ftuar në “Friendzone” ai u shpreh se do të bashkëpunonte dhe këngën do ta titullonte “S’ke faj”./L.K

/Zoom.al