zoom

Sport

Tirana dhe Kukësi dhurojnë spektakël me 5 gola, por bardheblutë marrin trepikëshin në fund

Tirana dhe Kukësi dhurojnë spektakël me 5 gola, por bardheblutë marrin trepikëshin në fund

Tirana është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mundi 3-2 Kukësin mes spektaklit, në takimin e elitës të luajtur në “Air Albania”. Bardheblutë qarkulluan mirë topin në minutat e para, duke dhënë kështu sinjale të qarta në portën kundërshtare.

Për të ardhur te goli i vendasve, në të 14-tën, një lëvizje e bukur me thembër e Deliut gjeti të papërgatitur portierin Tafas.

Kryeqytetasit kërkuan me ngulm golin e dytë, me Haxhiun që provoi nga larg, por pa mundur dot të shënojë. Në fundin e fraksionit të parë verilindorët u zgjuan, pas shkëndijave të Rivas.

Në fillimin e pjesës së dytë, kuksianët vendosën ekuilibrat falë ish-it të Tiranës, Mario Beshiraj. Dalja me karton të kuq e Dukës, në minutën e 61-të, vështirësoi punët për mysafirët. Edhe pse në inferioritet numerik, Daniel Momoh kompletoi përmbysjen e madhe. Tirana nuk e kishte thënë ende fjalën e saj, teksa realizon dy gola në fund.

Përgjoni dërgoi shifrat në 2-2, sakaq festën e skuadrës së Julian Ahmataj e ndezi Kaina! Tirana është në vendin e 3-të me 21 pikë, Kukësi gjendet i gjashti me 14 pikë.