zoom

Të gjitha

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, nën rrënoja edhe ekipi i volejbollisteve të skuadrës së Hatay-it

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, nën rrënoja edhe ekipi i volejbollisteve të skuadrës së Hatay-it

Nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës është dhe ekipi i volejbollisteve të provincës së Hatay-it.

14 volejbollistet ndodheshin në pallatin e sporteve në momentin kur tërmeti goditi Turqinë rreth orës 04:17 me orën lokale.

Lajmi është bërë i ditur nga Cnn turke, duke raportuar apelin në Twitter të futbollisit, Alanya Belediyespor Eneshan Can, i cili fton të gjithë të gërmojnë nën rrënoja për të nxjerrë të gjalla volejbollistet.

Provinca e Hatay është një nga më të prekurat e tërmetit me magnitudë 7.8 të shkallës rihter.

Deri tani raportohet se kane humbur jeten rreth 1300 persona dhe kane mbetur te lenduar mijera te tjere.