zoom

Aktualitet

Tentoi të vriste 38-vjeçarin duke e qëlluar me armë pas sherrit, arrestohet 50-vjeçari në tentativë për t’u arratisur

Tentoi të vriste 38-vjeçarin duke e qëlluar me armë pas sherrit, arrestohet 50-vjeçari në tentativë për t’u arratisur

Një tentativë vrasje ka ndodhur në Tiranë ku një 50-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 38-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, në ambientet e jashtme të një lokali, ku shtetasi A. V., 50 vjeç, është konfliktuar me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe më pas ka tentuar ta vrasë me pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Pas aktit, autori është përpjekur të largohet nga vendngjarja, por është kapur menjëherë dhe vënë në pranga.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë me mulli, së bashku me municion luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura