Aplikacion
Një i ri është arrestuar nga policia pas një përplasjeje me një person tjetër në zonën e Bathores.
Sipas të dhënave nga policia, 22-vjeçari fillimisht është përfshirë në një konflikt me një 33-vjeçar, duke goditur me automjetin e tij tip “Range Rover” makinën e këtij të fundit. Ngjarja më pas ka degraduar, pasi i riu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim frikësimin.
Pas kërcënimit, ai nuk ka ndaluar me kaq, por në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit, duke e goditur me grushte.
Forcat e policisë ndërhynë dhe arrestuan autorin, ndërsa automjeti i tij u sekuestrua si provë materiale. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për gjetjen e armës së përdorur si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari