zoom

Aktualitet

Sherr me tulla dhe sende të forta në Vlorë, dy vëllezër plagosen në kokë (EMRAT)

Sherr me tulla dhe sende të forta në Vlorë, dy vëllezër plagosen në kokë (EMRAT)

Disa të rinj janë përfshir në një konflikt të dhunshëm pasditen e sotme në Vlorë.

Për pasojë, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, ku sipas të dhënave paraprake janë përfshirë rreth 10 të rinj në një konflikt që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Situata ka përshkallëzuar shpejt në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta, përfshirë copa tullash.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy vëllezër, Soni Latifaj, 24 vjeç, dhe Sendi Latifaj, 18 vjeç, të cilët kanë pësuar goditje në pjesën e kokës. Të dy janë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur punën për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e konfliktit./ Zoom.al

Postime të lidhura