Aplikacion
Tre persona janë arrestuar në Shkodër, pasi për motive të dobëta kanë kanosur dy persona të tjerë, babë e bir. Të arrestuarit janë Gëzim Bala, 67 vjeç, Elis Bala, 33 vjeç dhe Artan Bala, 61 vjeç.
Sipas policisë, këta shtetas dyshohen se janë përfshirë në një konflikt ku kanë kanosur dy persona (babë e bir), me qëllim përfitimi pasuror.
Personat e përfshirë në këtë ngjarje rezulton se kanë pasur edhe më herët probleme me ligjin. Në vitin 2018, ata janë proceduar për prodhim të produkteve ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse dhe në kushte që nuk plotësonin standardet higjeno-sanitare.
Gjatë kontrolleve në aktivitetin e tyre tregtar, janë konstatuar shkelje, përfshirë prodhim të produkteve ushqimore të paautorizuara dhe jashtë standardeve të lejuara.
Në vijim të veprimeve u bllokua aktiviteti dhe u sekuestruan prova materiale, përfshirë etiketa dhe stampa për produkte ushqimore, si dhe disa telefona celularë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit