zoom

Aktualitet

Laborator diplomash false në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari (EMRI)

Laborator diplomash false në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari (EMRI)

Një operacion policor i zhvilluar në Tiranë ka çuar në zbulimin e një laboratori të mirëorganizuar që shërbente për falsifikimin e dokumenteve arsimore dhe profesionale.

Gjatë ndërhyrjes, autoritetet zbuluan një ambient të përshtatur posaçërisht për prodhimin e diplomave false të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master, si edhe licencave profesionale. Në përfundim të operacionit u arrestua 51-vjeçari Abas Tafa, i cili dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Kontrollet në banesën e tij në zonën e Zall Bastarit zbuluan një sasi të konsiderueshme dokumentesh të dyshuara si të falsifikuara, si dhe pajisje të ndryshme që përdoren për prodhimin e tyre. Sipas policisë, materiali i sekuestruar përbën prova të rëndësishme për aktivitetin kriminal që zhvillohej prej kohësh.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rrjet falsifikimi./ Zoom.al

Postime të lidhura