zoom

Aktualitet

Dhunohet me sende të forta një person në Kamëz

Dhunohet me sende të forta një person në Kamëz

Një operacion policor i zhvilluar në Kamëz ka çuar në arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim, të dyshuar për një ngjarje të rëndë dhune.

Në pranga ranë shtetasit Isak Mema, 45 vjeç, dhe Bilbil Ajazi, 38 vjeç, të dy banues në Kamëz. Sipas policisë, Mema rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Nga hetimet dyshohet se më 3 prill 2025, dy të arrestuarit kanë dhunuar me sende të forta një shtetas me inicialet A. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, për motive të dobëta.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura