zoom

Aktualitet

Tensionet në veri të Kosovës/ KFOR vendos tela me gjemba përreth godinës së komunës së Zveçanit

Protestuesit serbë kanë nisur të mblidhen para ndërtesës së komunës së Zveçanit rreth orës 7 e mëngjesit të mëngjesit të sotëm.

Pranë godinës ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe ushtarë të misionit të NATO-s. Ndërkohë ka vendos tela me gjemba përreth komunës së Zveçanit. Protestuesit mbajnë një flamur të Serbisë ndërsa qëndrojnë para godinës.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviç, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri./ Zoom.al