zoom

Lajme

Tedi Blushi mobilizon qytetarët: Të gjithë në këmbë deri në largimin e Ramës!

Tedi Blushi mobilizon qytetarët: Të gjithë në këmbë deri në largimin e Ramës!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një konferencë për shtyp, kritikoi ashpër qeverisjen aktuale dhe deklaroi se afera e fundit e AKSHI-t zbuloi përfundimisht kontrollin e shtetit nga rrjetet kriminale.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë më për raste sporadike korrupsioni, por për një strukturë të organizuar kriminale që përdor institucionet shtetërore për përfitime personale dhe për të mbajtur kontrollin mbi pasuritë publike.

Blushi theksoi se kjo strukturë ka arritur të depërtojë në sistemet kyçe të shtetit, duke përfshirë Thesarin e Shtetit dhe TIMS-in, dhe ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare. Ai shtoi se shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar, i cili është i mbrojtur dhe i integruar në vetë institucionet e pushtetit.

Ai nënvizoi se asnjë përpjekje kriminale për të ndaluar drejtësinë nuk do të ketë sukses dhe se llogaridhënia e personave përgjegjës, përfshirë Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin, është e pashmangshme.

“Akti i sotëm i përjashtimit të deputetëve të opozitës, nga Komisioni i Etikës së Krimit dhe Vjedhjes në Kuvend, është një tjetër atentat ndaj pluralizmit politik, që vetëm sa e motivon më shumë qëndresën dhe vijimin e betejës sonë të drejtë dhe të pakompromis për shporrjen e kësaj bande mafioze që ka marrë peng shtetin.

Është e destinuar të dështojë çdo tentativë kriminale për të bllokuar drejtësinë, e ndërmarrë nga njeriu që e kapi për fyti drejtësinë dhe që sot dridhet edhe nga drejtësia që vetë krijoi, e aq më tepër nesër imagjinoni nga një drejtësi realisht e pavarur.

Asgjë nuk do ta ndalë llogaridhënien dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, të Belinda Ballukut, Ergys Agasit dhe gjithë bandës së hajdutëve që kanë ndërtuar pushtetin mbi grabitjen, krimin dhe drogën”, tha Blushi./ Zoom.al

Postime të lidhura