Aplikacion
Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Metaksurgjio, në qendër të Athinës.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se shqiptar është qëlluar rreth orës 22:10 sipas orës lokale, me pistoletë, pas një sherri për mosmarrëveshje ekonomike me një tjetër shtetas shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se personi i plagosur u dërgua me shenja jete në spitalin Erithros Stavros të kryeqytetit Athinë, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit.
Zona Metaksurgjio është arenë e përballjes mes bandave shqiptare dhe përplasjet mes grupeve shqiptare të drogës dhe vjedhjeve janë të shpeshta.
Policia thotë se kohët e fundit në këtë pjesë të Athinës përleshjet mes bandave shqiptare janë të shpeshta me disa të vrarë dhe plagosur./ Zoom.al