Aplikacion
Detaje të tjera janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në kryeqytet, ku një foshnje e porsalindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati, në Yzberisht.
Ishte një banor i pallatit ai që fillimisht konstatoi të qarat e foshnjes e më pas lajmëroi uniformat blu.
Foshnja është gjetur e mbështjellë me disa batanije dhe është transportuar menjëherë në spital.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Policia po punon për të gjetur se kush e ka braktisur foshnjen.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës