Aplikacion
Zuckerberg ka treguar se ai dhe stafi i tij u presionuan nga administrata Biden për të censuruar postimet mbi pandeminë në Facebook dhe Instagram, dhe së është penduar se e ka bërë një gjë të tillë.
Zuckerberg tha se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë i bënë presion të përsëritur Metës, kompanisë mëmë të Facebook dhe Instagram, për të censuruar disa përmbajtje Covid-19 gjatë pandemisë.
“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë nga administrata e Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë presion të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të Covid-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehën shumë zhgënjim me ekipet tona kur nuk ramë dakord. ”, tha ai në një letër drejtuar Jim Jordan, kreut të komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. “Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar.”