Aplikacion
Dhjetra të tjerë u zhdukën të dielën pas dy ditësh reshjesh intensive, të cilat kanë përmbytur luginën rreth kryeqytetit Katmandu.
Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në çati ndërsa ekipet po punonjë për t’i shpëtuar me gomone. Mijëra shtëpi pranë lumenjve janë përmbytur dhe shumë autostrada janë bllokuar.
Pavarësisht parashikimit të reshjeve që do të vazhdojnë edhe të martën, të dielën ka pasur shenja lehtësimi.
Deri më tani, më shumë se 3.000 njerëz janë shpëtuar sipas një zëdhënësi të qeverisë.
Por përmbytjet, së bashku me rrëshqitjet e dheut, kanë shkaktuar shumë vdekje.
Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë dhe një vajzë katërvjeçare, vdiqën kur një shtëpi u shemb nga rrëshqitjet e dheut në qytetin Bhaktapur, në lindje të Katmandu, raportojnë mediat shtetërore.
Dy trupa u nxorrën nga një autobus pas një rrëshqitje dheu në Dhading, në perëndim të Katmandu. Dymbëdhjetë persona, përfshirë shoferin, thuhet se ishin në bord.
Gjashtë futbollistë u vranë gjithashtu nga një rrëshqitje dheu në një qendër stërvitore të operuar nga Shoqata e Futbollit të Nepalit në Makwanpur, në jug-perëndim të kryeqytetit.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia